Pentagoni u ka kërkuar kompanive amerikane të industrisë së mbrojtjes të përshpejtojnë ndjeshëm prodhimin dhe dorëzimin e armëve, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përballen me mungesa të konsiderueshme të disa llojeve të armatimeve.
Kërkesa është bërë përmes një memorandumi të brendshëm të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, të siguruar nga The Washington Post.
Në dokument, zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Steve Feinberg, u ka kërkuar drejtuesve të kompanive të mbrojtjes që brenda një afati maksimal prej 21 ditësh të paraqesin plane konkrete për përshpejtimin e prodhimit dhe shkurtimin e afateve të dorëzimit.
Sipas memorandumit, industrisë i kërkohet të propozojë masa që do të mundësojnë “afate dorëzimi shumë më të shpejta dhe agresive dhe/ose rritje të prodhimit për kapacitetet kritike”. (A2 Televizion)