Përleshja e ndodhur mes tre të paraburgosurve në burgun e sigurisë së lartë në Fier, ku u përdor edhe një thikë artizanale, nuk ka qenë një konflikt banal e as i çastit.
Prokuroria e Fierit e ka kanalizuar hetimin drejt një ngjarjeje të porositur, që ka në thelb përplasjet mes grupeve rivale.
Arma e ftohtë, një foto e së cilës u sigurua nga A2, është ndërtuar përmes një shiriti enë metalike të mprehur si teh, të fiksuar mbi një bisht druri.
Gjatë dëshmisë paraprake të dhënë para hetuesve Denis Bajri (Brajovic) ka pretenduar se është sulmuar me një thikë të improvizuar nga Jurgen Zoto me porosi të Ibrahim Licit, person në kërkim nga drejtësia.
Mësohet se Bajri ka pohuar se i ishte kërkuar takim nga Aldo Gjini, i cili i kishte shkuar bashkë me Jurgen Zoton.
Referuar edhe kamerave të sigurisë së burgut fillimisht të tre personat janë përshëndetur e takuar normalisht me njëri tjetrin, për t'u zhvendosur më pas në një ambient tjetër ku edhe ka ndodhur përplasja.
Bajri ka pohuar se është sulmuar me thikën e i provizuar nga Zoto, por më pas ka mundur t'ia marrë nga dora. Gjatë përleshjes, Bajri dhe Zoto mbetën të plagosur dhe u trasportuan për ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes, Komisioni i Disiplinës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve vendosi të përjashtojë 8 efektive të policisë dhe t’i referojë në prokurori për shpërdorim detyre.
Nga ana tjetër, Shërbimi për cështjet e Brendshme dhe Ankesat në Burgje është duke hetuar për të nxjerrë përgjegjësinë e punonjësve të policisë. Komisioni i disiplinës urdhëroi masën e izolomit për 3 muaj për Gjinin e Zoton.
Aldo Gjini u trasferua në burgun e Drenovës, ndërsa Zoto në burgun e Burrelit. (A2 Televizion)