Horror në Britani, gjenden tre fëmijë të vrarë në një shtëpi

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 09:00 | Bota

Horror në Britani, gjenden tre fëmijë të vrarë në

Policia britanike ka vënë në pranga një grua, e cila dyshohet se është autorja e vrasjes së tre fëmijëve të mitur, të cilët u gjetën pajetë në ambientet e brendshme të një banese në Bristol.

Policia iu përgjigje një thirrjeje për dhunë në Blaise Walk, Sea Mills dhe kur arriti në vendngjarje pa skenën e tmerrshme të vrasjeve.

Gruaja 42-vjeçare, që është vënë në pranga, nuk ka lidhje me fëmijët dhe është dërguar në një spital psikiatrik për të vlerësuar gjendjen e saj mendore.

Policia e Bristol reagoi për ngjarjen e rëndë dhe iu shprehu ngushëllimet familjeve të fëmijëve të vrarë, teksa u angazhua se do të punojë pa ndërprerë deri në zbardhjen e motiveve të këtij krimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos