Horror në Itali, shqiptari nga Kosova vret me thikë një grua shtatzënë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2023, 07:03 | Bota

Horror në Itali, shqiptari nga Kosova vret me thikë një grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një grua shtatzënë është ekzekutuar, duke u qëlluar disa herë me thikë në pragun e shtëpisë së saj.

I dyshuari kryesor për ngjarjen tronditëse është një 41-vjeçar shqiptar nga Kosova i identifikuar si shtetasi Bujar Fandaj me banim në Altivole, i cili u arrestua në orët e vona të mbrëmjes. Pas krimit ai u largua, ndërkohë që 27-vjeçarja Vanessa Ballan u gjet pajetë në derën e shtëpisë së saj në fshatin Spineda di Riese Pio X të Trevisos.

Horror në Itali, shqiptari nga Kosova vret me thikë një grua

Partneri i 27-vjeçares, Nicola Scapinello, ndodhej në shtëpi në momentin e krimit. Çifti ishte në një lidhje prej 11 vitesh dhe kishte një fëmijë të lindur në prill të 2019-s, i cili ishte në çerdhe në momentin e vrasjes. Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe ishte 3-muajshe shtatzënë.

Mediat italiane raportojnë se viktima e kishte denoncuar Fandajn në tetor për përndjekje, ndërkohë që dyshohet se kosovari kishte pasur një lidhje me gruan, por pasi mbaroi, ai filloi ta përndiqte, me vizita të vazhdueshme dhe të papritura në supermarket.

Horror në Itali, shqiptari nga Kosova vret me thikë një grua

Ajo ishte punonjëse e një supermarketi, teksa autori i dyshuar ishte klient. Raportohet se ai e ka qëlluar gruan shtatzënë të paktën 7 herë me thikë, duke e lënë të vdekur në mes të një pellgu me gjak në pragun e shtëpisë së saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos