Zelensky në konferencën e fundvitit: I bindur se ndihma e SHBA dhe BE-së do të vazhdojë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2023, 17:45 | Bota

Zelensky në konferencën e fundvitit: I bindur se ndihma e SHBA dhe

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur një konferencë shtypi në fund të vitit, ndërsa po bëhen gati 2 vite që nga nisja e luftës Ukrainë-Rusi.

Në fjalën e tij, Zelensky u shpreh se është i bindur që SHBA-ja nuk do e braktisë Ukrainën, në një kohë kur republikanët bllokuan në Kongres një paketë ndihme ushtarake prej 60 miliardë dollarësh. Nga ana tjetër, ai theksoi gjithashtu se mirëpret vendimin e BE-së për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën, duke e përshkruar atë si një "fitore historike".

“Aktualisht ka 27 yje në atë flamur, por shpresojmë që së shpejti do të bëhen 28. Një fitore historike për Ukrainën është hapja e BE-së bisedimet e anëtarësimit," thotë Zelensky.

Ai është i bindur se Ukrainë nuk po humb luftës, teksa u përgjigj prerë pyetjes së bërë nga gazetarët. Zelensky shtoi se vendi ishte në një situatë jashtëzakonisht të vështirë vitin e kaluar, kur pjesa më e madhe e tij u pushtua nga forcat ruse dhe megjithatë ukrainasit e kaluan bllokadën.

Ushtria e Ukrainës kërkon deri në 500,000 ushtarë të tjerë, teksa lufta duket se nuk po arrin drejt fundit. Më herët presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia do të tërhiqet “kur të arrijë qëllimet e saj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos