Militantët houthi në Jemen kanë vijuar sulmet ndaj anijeve me flamur të huaj që kalojnë pranë brigjeve të tyre.
Sipas raportimeve të fundit, cak i sulmeve me raketa kanë qenë dy anije mallrash Msc Orion e Cyclades të cilat po kalonin respektivisht në Oqeanin Indian dhe Detin e Kuq.
Anija e parë “Orion”, me flamur portugez ishte nisur nga porti i Sines në Portugali dhe kishte si destinacion Omanin. Ajo është në pronësi të biznesmenit izraelit Eyal Ofer.
Ndërsa Cyclades ishte në mes të rrugës së saj nga Xhibuti për në Xhadah, kur ra preh e sulmeve me raketa. Sipas shoqërisë britanike që merret me sigurinë detare Ambrey, kjo anije me flamur të Maltës ka qenë në shënjestrën e tre raketave. (A2 Televizion)