Tragjike në SHBA, vriten 4 policë, plagosen 4 të tjerë

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 08:07 | Bota

Tragjike në SHBA, vriten 4 policë, plagosen 4 të tjerë

Katër policë u vranë dhe katër të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një shtëpi në Charlotte të Karolinës së Veriut, gjatë operacionit për arrestimin e një të dyshuari.

Shefi i policisë Johnny Jennings e quajti incidentin më tragjikun në karrierën e tij 32-vjeçare të zbatimit të ligjit.

Oficerët mbërritën në vendngjarje për të ekzekutuar një urdhërarresti për armëmbajtje pa leje, ndaj një të dënuari dhe u vunë në shënjestër sapo iu afruan shtëpisë së tij.

Pas neutralizimit të agresorit, policia hyri në banesë ku hasi në rezistencën e një personi të dytë, i cili gjithashtu hapi zjarr ndaj tyre.

Më pas, operacioni zgjati për disa orë dhe të shtëna u dëgjuan herë pas here, deri në momentin kur forcat speciale hynë në ndërtesë dhe neutralizuan të dyshuarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos