Të paktën 56 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pas rrëshqitjeve të dheut në kodrat e shtetit jugor Kerala të Indisë. Kështu raportuan mediat lokale, me operacionet e shpëtimit të penguara pasi një urë kryesore u shemb në rajon.
Njerëzit u mblodhën pranë një zone të sigurt, ndërsa uji me baltë mori përpara gjithçka. Pati dhe nga ata që sfiduan kushtet ekstreme duke qëndruar nëpër pemë.
Ministria e Shëndetësisë raporton për mbi 70 persona të plagosur.
Kerala preket shpesh nga shirat e dendur dhe përmbytjet, me afro 400 njerëz të vrarë në një nga vërshimet më të këqija të ujit në 2018. Aktualisht në atë zonë të shtetit të Indisë janë angazhuar mbi 200 ushtarë në operacionet e shpëtimit. (A2 Televizion)