Hyjnë në fuqi tarifat e Donald Trump prej 104% për importet kineze

Nga A2 CNN
9 Prill 2025, 09:05 | Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e Donald Trump prej 104% për importet

Kanë hyrë në fuqi tarifat e Donald Trump ndaj 60 vendeve, të cilat ai i konsideron si "shkelësit më të këqij". Faza e fundit e tarifave globale gjithëpërfshirëse të presidentit amerikan përfshin 104% tarifa për mallrat nga Kina, që është eksportuesi më i madh në botë.

Tarifat shtesë ndaj Kinës filluan pasi Pekini refuzoi të përmbushë afatin e Trump për të tërhequr taksat e veta hakmarrëse ndaj SHBA-së.

"Vendet si Kina, të cilët kanë zgjedhur të hakmerren dhe të përpiqen të dyfishojnë keqtrajtimin e tyre ndaj punëtorëve amerikanë, po bëjnë një gabim. Kinezët duan të bëjnë një marrëveshje, ata thjesht nuk dinë si ta bëjnë atë”, deklaroi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

Kina u zotua të 'luftojë deri në fund' ndërsa ndërhyri për të stabilizuar tregjet e saj të aksioneve pas një rënieje të mprehtë.

Lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë është intensifikuar, me të dyja palët që tregojnë pak prirje për të negociuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos