I akuzuar për spiunazh ushtarak, Rusia i vë prangat francezit

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 19:22 | Bota

I akuzuar për spiunazh ushtarak, Rusia i vë prangat francezit

Moska bën me dije se ka arrestuar një shtetas francez, i akuzuar për mbledhjen e informacionit në lidhje me aktivitetet ushtarake të Rusisë.

“Informacione të tilla, nëse merren nga burime të huaja, mund të përdoren kundër sigurisë së shtetit”, tha në një reagim për këtë çështje Komiteti Hetues i Rusisë.

Një OJQ me bazë në Zvicër deklaroi më vonë tha se këshilltari i saj Laurent Vinatier u mbajt në kryeqytetin rus.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Laurent Vinatier, një këshilltar në Qendrën për Dialog Humanitar, është arrestuar në Rusi”, tha një zëdhënës i organizatës joqeveritare.

OJQ-ja thekson se aktiviteti i saj kryesor është të parandalojë dhe zgjidhë konfliktet e armatosura në mbarë botën përmes ndërmjetësimit dhe diplomacisë diskrete.

Franca nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm për këtë çështje. Lidhjet midis Parisit dhe Moskës janë të tensionuara për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos