Greqia dhe Turqia, dy supershtetet ballkanike, vazhdojnë për hir të së shkuarës mes tyre, por edhe situatës gjeopolitike prej shkurtit 2022, armatimin e ushtrive të tyre, madje sot mund të themi modernizimin.
Më 19 janar 2022, situata përshkallëzoi përsëri, me Greqinë që nxitoi të shfaqë forcën e saj politike, por edhe ushtarake në bazën ajrore të Tanagras, 70 km në veri të Athinës, ku prezantoi për herë të parë mbërritjen nga Franca të 6 avionëve luftarakë Rafale, kostoja e të cilave bashkë me 3 fregata Belhara, i kaloi 5 miliardë euro.
“Është koha të zbusim bishën”, tha në atë kohë kryeministri grek Mitsotakis, pa iu referuar drejtpërdrejtë Turqisë.
Por nga ajo ditë, Turqia e Greqia, vazhdojnë në distancë, luftën e armatimeve. Të dyja vendet kanë rritur shpenzimet për mbrojtjen, të dyja janë vende anëtare të NATO-s, të dyja vendet kanë qenë vazhdimisht prag një konflikti ushtarak siç ndodhi në 1987, 1996 dhe përsëri në 2020.
Të dyja vazhdojnë të blejnë armë nga Europa dhe përgjatë 40 viteve të fundit, SHBA, Gjermania dhe Franca kanë qenë eksportuesit më të mëdhenj si të Greqisë, edhe të Turqisë.
Edhe vende të tjera vazhdojnë të luajnë lojën e dyfishtë, përfshirë këtu Italinë, Holandën dhe Britaninë, ndërsa vende të tjera si Spanja, furnizojnë me armatime ekskluzivisht Turqinë. (A2 Televizion)