Ky është tërmeti më vdekjeprurësi që nga tërmeti shkatërrues i vitit 2010 në Yushu, provincën Qinghai, i cili mori pothuajse 2700 jetë.
Disa ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë nëpër rrënoja. Më shumë se 5000 shtëpi janë dëmtuar, gjithashtu rrug, si dhe ka mangësi në furnizimet me energji dhe ujë, të cilat të gjitha po pengojnë përpjekjet e shpëtimit.
Ekipet e shpëtimit po përballen me mot të ftohtë dhe me temperatura nën -13 gradë celsius, për të kërkuar të mbijetuarit.
Qeveria ka dërguar ekipe të punëtorëve të shpëtimit për të ndihmuar ekuipazhet e emergjencës lokale.
Presidenti kinez Xi Jinping ka bëri thirrje për "përpjekje të gjithanshme" në operacionet e kërkim-shpëtimit, si dhe garantimin e sigurisë së të mbijetuarve.
Sipas të dhënave nga shërbimet sizimike ndërkombëtare, tërmeti kishte epiqendër 12 kilometra në thellësi. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, Usgs, ka identifikuar epiqendrën pranë qytetit të Linxia, ndërkohë që pasuan disa lëkundje të forta. (A2 Televizion)