President me 90% të votave, Al Sisi merr mandatin e tretë

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2023, 19:04 | Bota

President me 90% të votave, Al Sisi merr mandatin e tretë

Abdel Fattah al-Sisi ka fituar një mandat të tretë, si president i Egjiptit, duke fituar 89.6 për qind të votave në zgjedhjet që u mbajtën fundjavën që lamë pas.

Zgjedhjet në Egjipt u zhvilluan në një situatë teksa vendi lufton me një krizë ekonomike dhe përpiqet të menaxhojë rrezikun e përhapjes së konfliktit në Gaza, e cila kufizohet me Gadishullin Sinai.

Për shumë votues, shpërthimi i konfliktit në Gaza i kishte inkurajuar ata të votonin për Sisin, i cili prej kohësh e ka paraqitur veten si një mburojë stabiliteti në një rajon të paqëndrueshëm, një argument që ka rezultuar gjithashtu efektiv me Gjirin dhe aleatët perëndimorë që ofrojnë mbështetje financiare për qeverinë e tij.

Në zgjedhje morën pjesë tre kandidatë të tjerë, por asnjëri prej tyre i profilit të lartë që mund të rivalizonte Al Sisin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos