Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas sulmit iranian mbi bazën ushtarake amerikane në Katar.
Trump e cilësoi sulmin e Iranit si një “përgjigje shumë të dobët”, shkruan A2.
“Janë qëlluar 14 raketa. 13 u rrëzuan dhe 1 u la e lirë sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues. Kam kënaqësinë të njoftoj se ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe u shkaktuan pak dëme. Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon, dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë", lexohet në postimin e Trump në "Truth Social".
Postimi i plotë i Donald Trump:
Irani zyrtarisht i është përgjigjur shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën e prisnim, dhe e kemi kundërshtuar në mënyrë efektive. Janë qëlluar 14 raketa, 13 u rrëzuan dhe 1 u la e lirë sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues. Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe u shkaktuan fare pak dëme. Më e rëndësishmja, ata i kanë nxjerrë të gjitha nga “sistemi” i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE. Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej. Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Dua të falënderoj Emirin e Lartë të Katarit për gjithçka që ka bërë në kërkimin e Paqes për Rajonin. Lidhur me sulmin e sotëm në Bazën Amerikane në Katar, kam kënaqësinë të raportoj se, përveçse nuk ka pasur amerikanë të vrarë ose të plagosur, dhe shumë e rëndësishme, nuk ka pasur as katarianë të vrarë ose të plagosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!
(A2 Televizion)