Khamenei "i vë flakën" flamurit amerikan: Nuk do të pranojmë asnjë agresion!

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 22:18 | Bota

Khamenei "i vë flakën" flamurit amerikan: Nuk do të

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka reaguar ashpër pas raportimeve për një sulm me raketa ndaj bazës amerikane Al Udeid, në Katar, e cila strehon mbi 10,000 trupa amerikane.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, ai theksoi vendosmërinë e Iranit për të mos u përkulur përballë asnjë agresioni të huaj.

"Ne nuk kemi sulmuar askënd, nuk pranojmë agresionin e askujt, nuk do t’i nënshtrohemi agresionit të askujt: kjo është logjika e kombit iranian", shkroi Khamenei.

Khamenei "i vë flakën" flamurit amerikan: Nuk do të

Postimi i Liderit Suprem shoqërohej nga një imazh i krijuar artificialisht, ku shihet një flamur amerikan duke u djegur, ndërsa në sfond paraqitet një bazë ushtarake e shkatërruar, nën një shi raketash e flakësh.

Mesazhi vizual dhe retorika e ashpër duken të synojnë përforcimin e qëndrimit sfidues të Teheranit ndaj pranisë ushtarake amerikane në rajon, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të fundit, me komunitetin ndërkombëtar që bën thirrje për përmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos