Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Franca forcon masat e sigurisë në vendet e adhurimit hebre

Nga A2 CNN
15 Prill 2024, 08:57 | Bota

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Franca forcon masat e sigurisë në vendet

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin urdhëroi të dielën që të rriten masat e sigurisë në vendet e adhurimit hebre, si dhe në shkollat ​​hebraike. Vendimi erdhi pas sulmit të drejtpërdrejtë e të paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe përpara Pesach, Pashkës hebreje.

Me afrimin e Pesach (22-30 prill), ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që t'u kushtojnë "vëmendje" të veçantë shërbimeve dhe tubimeve që "tradicionalisht" mbledhin shumë njerëz.

Darmanin theksoi se mori këto vendime për shkak të "nivelit shumë të lartë të kërcënimit", "mbajtjes së veprimeve antisemitike " në Francë, si dhe vazhdimit të "tensioneve në nivel ndërkombëtar", mbi të gjitha "sulmit të Iranit ndaj Izraelit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos