"E keqja e regjimit sionist në sulmin e tij të shtunën kundër Iranit nuk duhet as të zmadhohet dhe as të nënçmohet," tha të dielën Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit.
Sipas tij “sulmi i së shtunës është një llogaritje e gabuar e sionistëve nuk duhet të zhvlerësohet, në mënyrë që ata të kuptojnë fuqinë dhe vendosmërinë e Iranit”, citon A2 liderin suprem iranian.
Në reagimin e tij të parë ndaj sulmeve izraelite në Iran, lideri theksoi se autoritetet iraniane do të vendosin reagimin e duhur, bazuar në interesin e vendit.
“I takon autoriteteve të përcaktojnë se si të përcjellin fuqinë dhe vullnetin e popullit iranian te regjimi izraelit dhe të ndërmarrin veprime që i shërbejnë interesave të këtij kombi dhe vendi”, tha ai, raporton A2.
Irani po peshon me kujdes përgjigjen e tij ndaj sulmit izraelit. Ushtria iraniane ka thënë se një armëpushim në Rripin e Gazës ose Liban tejkalon çdo sulm hakmarrës ndaj Izraelit, megjithëse zyrtarët iranianë gjithashtu kanë thënë se rezervojnë të drejtën për t'u përgjigjur. (A2 Televizion)