Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas sulmeve të Izraelit kundër bazave ushtarake të Iranit. Rezulton se janë vrarë dy ushtarë iranian gjatë sulmit izraelit.
Bëhet e ditur se sulmi ndaj Iranit zgjati më shumë se tre orë, me tre valë të ndryshme, gjatë të cilave Izraeli sulmoi bazat ushtarake, sistemet e mbrojtjes ajrore, objektet e prodhimit të raketave dhe lëshuesit e raketave tokë-tokë në distriktet e Teheranit.
Sipas disa raporteve, sistemet e mbrojtjes ajrore në Siri dhe Irak u goditën nga sulmet izraelite gjatë aksionit për t'i dhënë lirinë e veprimit luftëtarëve të drejtuar për në Iran, shkruan A2.
Ndërkohë, Irani ishte paralajmëruar nga inteligjenca ruse për sulmin ndaj bazave ushtarake. Nga ana e tyre, Izraeli kishte informuar Ministrin e Jashtëm të Holandës për sulmin. “Izraelitët ua bënë të qartë paraprakisht iranianëve se çfarë do të sulmonin në përgjithësi dhe çfarë jo”, tha një burim për Reuters. (A2 Televizion)