
Të paktën dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror izraelit në qytetin Shoukin në jug të Libanit.
Mes të plagosurve ishte edhe kryetari i bashkisë së Shoukin-it, Hussein Ali Ahmad, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve, duke shtuar se “sulmi shkatërroi një numër ndërtesash banimi dhe shkaktoi dëme të mëdha në një lagje të tërë”.
Qytetet Zoutar al-Sharqiya dhe Zoutar al-Gharbiya, si dhe zona lumore mes Zoutar dhe Deir Siryan, u goditën gjithashtu nga sulme gjatë natës, thuhet në raport.
Edhe qyteti Harouf, në zonën al-Qalaa, u vu në shënjestër gjatë një sulmi në agim, përcjell A2CNN. (A2 Televizion)