Rusia thotë se ka rrëzuar më shumë se 800 dronë ukrainas gjatë natës, në atë që duket të jetë ndër sulmet më të mëdha ajrore të Ukrainës ndaj Rusisë, me autoritetet që raportojnë të paktën gjashtë persona të vrarë.
Të dyja palët kanë përshkallëzuar luftën e tyre ajrore kundër njëra-tjetrës, me Ukrainën që po qëllon gjithnjë e më shumë me breshëri dronësh drejt objektivave thellë brenda Rusisë, duke përfshirë depo dhe uzina industriale, si dhe rafineri.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se ky ishte sulmi më i madh me dronë ukrainas që nga fillimi i vitit. Shumë prej dronëve synojnë zonën e Moskës ku banojnë anëtarë të elitës së Ruse. 187 dronë u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore dhe njësitë e luftës elektronike mbi kryeqytet.
Pamjet tregojnë zjarrin në një depo të Wildberries në rajonin e Moskës, ekuivalenti rus i Amazon, por nuk pati të lënduar.
Ukraina thotë se ka goditur shtatë nga dhjetë qendrat më të mëdha logjistike të Wildberries e cila pretendohet se merret me furnizimet për ushtrinë ruse dhe ka rritur shënjestrimin e pjesëve të tjera kritike të ekonomisë ruse.
Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, dronët u interceptuan në 17rajone - kryesisht në Rusinë jugore dhe perëndimore ku mbetën të vrarë 6persona. (A2 Televizion)