Të mbijetuarit në pritje të ndihmës në Indonezi, 47 viktima nga tërmeti me magnitudë 7.7

Nga A2 CNN
16 Gusht 2026, 10:33 | Bota

Agjencia indoneziane për menaxhimin e fatkeqësive dërgoi ushqime dhe ndihma logjistike për mijëra persona të evakuuar, pasi tërmeti me magnitudë 7,7 goditi rëndë një zonë në lindje të Indonezisë. Tërmeti shkaktoi të paktën 47 viktima, bllokoi rrugët dhe shkaktoi rrëshqitje dheu.

Tridhjetë e gjashtë persona pësuan dëmtime të rënda, ndërsa nga më shumë se 3 mijë e 300 persona në rajonin e Sikkës u evakuuan vetë ose mbetën të bllokuar në një arenë sportive.

Tërmeti, i pasuar nga rreth 341 lëkundje të tjera, është më i rëndi që ka goditur vendin prej vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos