
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, zhvilloi bisedime me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me situatën në Gaza dhe krizat e tjera rajonale. Takimi u zhvillua në qytetin egjiptian El Alamein.
Kushner pritet të takohet të dielën edhe me një delegacion të Hamasit në Kajro, për të diskutuar planin e paqes të propozuar nga Trump.
Vizita e tij në Egjipt vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar publikisht planin 15-pikësh të presidentit amerikan.
Në takimin në Kajro pritet të marrë pjesë edhe Nikolay Mladenov, përfaqësues i lartë i Bordit të Paqes për Gazën.
Bisedimet do të përqendrohen te vendosja e një force ndërkombëtare stabilizuese në Gaza, tërheqja e forcave izraelite nga territori dhe garantimi i ndihmës humanitare për palestinezët.
(A2 Televizion)