Përmbytje në Kinë, ekipet kineze të shpëtimit mbyllin me sukses çarjet në argjinatura

Nga A2 CNN
16 Gusht 2026, 10:54 | Bota

Ekipet e shpëtimit në Kinën qendrore dhe lindore kanë arritur të mbyllin me sukses një sërë çarjesh në argjinatura, të shkaktuara nga reshjet e pandërprera dhe rritja e nivelit të ujërave në rrjedhën e sipërme të lumenjve sipas televizionit shtetëror atje.

Në provincën Henan u krijuan dy çarje përgjatë lumenjve. Fillimisht ujërat shkatërruan një portë kullimi, ndërsa më pas çarja u zgjerua në më shumë se 10 metra. Në operacion u angazhuan mbi 300 punonjës të shpëtimit dhe 40 makineri të rënda, duke mbyllur çarjet pas tri ditësh dhe dy netësh operacionesh të pandërprera.

Ndwrsa në Zhoukou banorët mbushën thasë me rërë për të mbrojtur komunitetet pranë, ndërsa ekipet e emergjencave punuan derisa vunë nën kontroll çarjen. Edhe ne provincën Zhejiang pati një çarje në argjinaturën e një lumi lokal e cila u mbyll pas një operacioni 11-orësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos