Stadiumi i Bogotës, qendër humanitare, 700 tonë ndihma për të zbutur pasojat e tërmetit në Kolumbi

Nga A2 CNN
16 Gusht 2026, 10:36 | Bota

Ndërsa në Kolumbi qindra vullnetarë punuan pa ndërprerje në stadiumin e Bogotës, duke e shndërruar impiantin sportiv në qendrën më të madhe të grumbullimit të ndihmave humanitare, pas tërmeteve shkatërruese që goditën pjesën perëndimore të vendit.

Më shumë se 7 000 vullnetarë kanë punuar pandërprerë në këtë qendër që prej 10 gushtit. Qendra ka dërguar 700 tonë ndihma humanitare gjatë pesë ditëve, përmes një procesi zinxhir që përfshin pritjen, klasifikimin, përgatitjen, paketimin dhe ngarkimin e kamionëve.

Dy tërmetet e njëpasnjëshme të 10 gushtit shkatërruan zona të banuara në gjithë rajonin qendror-perëndimor të Kolumbisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos