Gjashtë persona humbën jetën në SHBA, përmbytje me viktima në Indiana

Nga A2 CNN
16 Gusht 2026, 10:52 | Bota

Stuhi të fuqishme përfshinë rajonin e Indianes ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima, mes tyre edhe një djalë katërvjeçar. Automjetet dhe ndërtesat qëndronin pjesërisht të zhytura në ujë.

Stuhitë ndërprenë energjinë elektrike për rreth një milion abonentë në Illinois, Indiana, Ohio dhe Kentucky.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, miratoi kërkesën e shtetit të Indianës për shpalljen e emergjencës presidenciale, duke i hapur rrugë ndihmës federale.

Më herët gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë shtetin u shpall nga guvernatori i Indianës, Mike Braun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos