Sulmi me mbi 100 viktima në Gaza, SHBA dhe BE dënojnë vrasjen e civilëve

Nga A2 CNN
11 Gusht 2024, 16:06 | Bota

Sulmi me mbi 100 viktima në Gaza, SHBA dhe BE dënojnë vrasjen e

Ushtria izraelite ka urdhëruar te tjera evakuime në Gazën jugore, pas sulmit ajror vdekjeprurës mbi një shkollë që solli mbi 100 viktima, mes tyre dhe 11 fëmijë.

Izraeli pretendoi se kishte shënjestruar një post komandimi militant dhe kishte vrarë 19 luftëtarë te Hamasit.

Izraeli akuzon Hamasin dhe militantët e tjerë se janë ata që  fshihen mes civilëve dhe nisin sulme nga zonat e banuara.

Ndërkohë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se është tmerruar nga pamjet e shkollës në Gazë të goditur nga sulmi izraelit.

“Nuk ka asnjë justifikim për këto masakra”, tha Borrell. Diplomati evropian deklaroi se BE-ja mbështet plotësisht thirrjen e liderëve nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari për të përfunduar bisedimet e armëpushimit dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos