“Sulmi në Fordow, si në Hiroshima”, Trump: I dha fund luftës

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 11:15 | Bota

“Sulmi në Fordow, si në Hiroshima”, Trump: I dha fund

Në një deklaratë për mediat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidenti amerikan Donald Trump përsëriti qëndrimin e tij se sulmi i avionëve amerikanë ndaj centraleve bërthamore të Iranit ishte i suksesshëm.

Trump rrëzoi pretendimet e disa mediave se bombardimet amerikane nuk i prekën centralet e Iranit, por thjesht e shtynë programin e pasurimit të uraniumit me disa muaj.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i krahasoi sulmin ndaj centralit të Fordow, të ngjashëm me atë të Hiroshimës, i cili tha, i dha fund luftës.

“Sulmi në Fordow i dha fund luftës, e njëjta gjë që ndodhi në Hiroshima dhe Nagasaki. Brenda këtij centrali u shemb gjithçka, askush nuk mund të hyjë brenda për të parë çfarë ka mbetur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos