Atentati kundër aktivistit konservator të krahut të djathtë, Charlie Kirk, ndodhi gjatë një paraqitjeje të tij në Universitetin Utah Valley në qytetin Orem, SHBA. Videot që qarkullojnë në mediat sociale e tregojnë Kirkun të ulur në një skenë të vogël. Pastaj dëgjohet një e shtënë dhe 31-vjeçari vë dorën në qafë, ku rrjedh shumë gjak.
Autori i krimit qëlloi mevetëm një të shtënë nga një distancë prej afërsisht 180 metrash nga një çati, shpjegoi Bo Mason, Komisas i Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut: "Ky incident ndodhi në mes të një turme të madhe." U dëgjua një e shtënë e vetme dhe kemi një viktimë. "Autori është në arrati. Ne besojmë se ky ishte një sulm i synuar ndaj një individi të vetëm." Kirk dërgohet në spital, por çdo ndihmë atje vjen shumë vonë.
Trump fajëson Të Majtën
Presidenti amerikan, Donald Trump publikoi një video, që e paraqet Kirk si patriot të madh dhe jo drejtpërdrejt Trump fajësoi politikën e Të Majtëve për atentatin kundër aktivistit.
Kirk, një personalitet radiofonik dhe podcaster i suksesshëm, ishte drejtues dhe bashkëthemelues i Turning Point USA, një organizatë që përhap pikëpamje shumë konservatore në shkollat e mesme, kolegjet dhe universitetet. Ajo ka më shumë se 250.000 anëtarë studentë. Kirk përdoret masivisht mediat sociale për të mobilizuar të rinjtë për vlerat konservatore. Ai ishte një mbështetje e fortë për Trump në zgjedhje dhe konsiderohej me lidhje të mira në administratën e Trump.
Kirk zhvillonte vazhdimisht aktivitete publike në kampuset universitare, ku dhe i pëlqente të angazhohej në diskutime me ata që kishin mendime krejtësisht të ndryshme nën moton: "Më provo që e kam gabim". Kirk ishte polemizues. Ai kritikonte programet e shanseve të barabarta për studentët nga familjet më të varfra, mohonte ndryshimet klimatike. Për të Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai gjithashtu ishte mbrojtës i Listës së Mbikëqyrjes së Profesorëve: një bazë të dhënash online ku studentët mund të diskreditonin profesorët e krahut të majtë./ DW (A2 Televizion)