I qortoi djalin, babai godet me kokë mësuesin

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 21:45 | Bota

I qortoi djalin, babai godet me kokë mësuesin

Një burrë është vënë në pranga nga policia në Cagliari të Italisë, pasi qëlloi me kokë mësuesin e djalit të tij.

E gjithë ngjarja u regjistrua në një shkollë fillore të Sardenjës, ku mësuesi mësohet se e kishte qortuar djalin sepse ishte shumë i padisiplinuar në klasë.

Menjëherë, i mituri ka dalë nga klasa dhe telefonoi të atin, i cili pa u menduar dy herë e goditi mësuesin në fytyrë duke i lënë dëmtime të mëdha.

Burri mund të akuzohet për lëndime, dhunë dhe rezistencë ndaj një zyrtari public, teksa ngjarja është ende nën hetim nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos