Studimi i ri rrëzon mitet egjiptiane për krijimin e Sfinksit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 19:05 | Bota

Sfinksi i madh mbetet një nga misteret më të mëdha të periudhës egjiptiane.

Një studim i fundit sugjeron se erozioni mund të ketë pasur një ndikim më të madh në krijimin e formacionit, sesa mendohej fillimisht.

Monumenti 4500 vjeçar qëndron në Giza përballë piramidës së Khafres. Studimi u botua muajin e kaluar në revistën PHYSICALREVIEW FLUIDS.

Ideja është se egjiptianët që krijuan sfinksin mund të kenë qenë duke ndërtuar mbi një formacion shkëmbor natyror që me kohën filloi të dukej disi si një sfinks.

Studimi sugjeron se kreshtat e shkëmbinjve të rrahur nga era që ngrihen nga toka mund të gërryhen natyrshëm në formacione që i ngjajnë një sfinksi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos