Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, rritet ndjeshëm numri i viktimave, ushtria në ndihmë

Nga Erjon Dervishi
11 Gusht 2026, 19:57 | Bota

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, rritet ndjeshëm numri i

Përkeqësohet situata pas tërmetit shkatërrues në Kolumbi. Të paktën 224 persona kanë vdekur dhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në vendin e Amerikës Latine, nga lëkundjet sizmike më të mëdha në vite.

Numri i viktimave ka gjasa të rritet, pasi dyshohet se ka më shumë të bllokuar nën ndërtesat e shembura. Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë goditi në orën 07:34 të së hënës në provincën Chocó, tha shërbimi gjeologjik i vendit.

Ai u ndje në një zonë të madhe, që shtrihej për qindra kilometra në të gjithë Kolumbinë perëndimore. Me qindra persona raportohen të lënduar, ndërsa mbi 2700 të tjera rezultojnë të zhdukur.

Autoritetet kanë angazhuar dhe ushtrinë për t’iu ardhur në ndihmë ekipeve të kërkim shpëtimit. Gjithashtu në fuqi është vendosur dhe gjendja e shtetrrethimit përgjatë natës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos