Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i Krimeve në Himarë, në kërkim 5 zyrtarë

Nga Igli Çelmeta
11 Gusht 2026, 18:05 | Kronikë

Fadromat mësynë të hënën për të shembur objektit 5 katësh në zonën bregdetare të himarës. Veprimet e imt u pasuan nga reagimi I policisë me arrestimin e investitorit por dhe me urdhëra pezullimi të zyrtarëve të bluve apo dhe të firmave për arrestimin e titullarëve të IMT.

Në dëshminë e dhënë para efektivëve ndërtuesi pretendoi se punimet nisën në dhjetor 2025 fillimisht për një objekt 2 katësh, njëri nëntokë. Madje për këto sipërfaqe ishte dhe në process legalizimi. Duket se tolerance ka bërë që të shtontë dhe 3 kate të tjera, por pa arritur më shumë se karabinaja ku dhe u shemb tërësisht.

Për objektin me akuzën e shpërdorimit të detyrës u shpall në kërkim kryeinspektori i IMT-së së Himarës, dhe dy vartësit e tij. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore gjithashtu vendosi para përgjegjësisë ligjore zinxhirin komandues të Komisariatit të Himarës. Katër punonjës po hetohen për shpërdorim të detyrës, dy ranë në pranga dhe dy janë shpallur në kërkim.

AMP shpalli në kërkim Ferit Merkajn, i cili në kohën kur objekti pa leje ka nisur të ndërtohet, ishte shefi i komisariatit të Policisë së Himarës, ndërsa aktualisht është shef i seksionit të trafiqeve në policinë e Vlorës. Ai nuk është gjetur në banesën e tij. Oficeri Emiljano Prenga u arrestua, pasi ka pasur detyrën e shefit të krimeve në Himarë, sot Shef i Krimeve në Divjakë.

Klodian Petani, gjithashtu i arrestuar, ishte specialist i hetimit të krimeve në komisariatin e Policisë së Himarës, sot me të njëjtën detyrë në Vlorë. Në kërkim vijon të jetë edhe specialisti i zonës në policinë e Himarës, Redin Çaushaj.

I gjithë zinxhiri komandues në kohën kur u ngrit pa leje ndërtesa 5 katëshe, u pezullua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos