Tërmeti trondit sërish Greqinë, këtë herë jo në ishuj

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2025, 18:57 | Bota

Tërmeti trondit sërish Greqinë, këtë herë jo

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë mbrëmjen e së shtunës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në perëndim-veriperëndim të qytetit Karyas, me një thellësi fokale prej 12 kilometrash.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetin e Selanikut, duke shkaktuar shqetësim ndër banorët e zonës.

Fatmirësisht, deri më tani nuk ka pasur raporte për dëme të mëdha ose viktima. Autoritetet greke po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për çdo pasgoditje të mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos