
Situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar, vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Izrael dhe Liban.
Sipas mediave të huaja, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) dyshohet se kanë hapur zjarr ndaj një ambulance që i përkiste Autoritetit Shëndetësor Islamik në fshatin Kunin, në jug të Libanit.
Raportimet paraprake flasin për viktima, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për numrin e tyre apo për rrethanat e plota të ngjarjes.
Ky incident ka ngritur shqetësime serioze mbi qëndrueshmërinë e armëpushimit të sapo vendosur, duke rritur frikën për një përshkallëzim të ri të dhunës në rajon. (A2 Televizion)