
Ministrat e jashtëm të Egjiptit, Pakistanit, Arabisë Saudite dhe Turqisë do të zhvillojnë një takim në kuadër të një forumi tre ditor që nis sot në Antalia, ku pritet të diskutojnë luftën lidhur me Iranin dhe bllokadën e Ngushticës së Hormuzit, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Koha e saktë e takimit ende nuk është bërë e ditur.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, do t’i bashkohet gjithashtu forumit dhe do të zhvillojë një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në margjinat e tij, ndërsa Islamabadi po shtyn për një raund të dytë bisedimesh paqeje mes SHBA-së dhe Iranit.
Turqia, megjithëse një kritike e fortë e Izraelit, është përfshirë në përpjekje diplomatike së bashku me Egjiptin dhe Pakistanin për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi në konfliktin që lidhet me Iranin. (A2 Televizion)