Rusia godet Ukrainën me qindra dronë e raketa, 17 viktima

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 09:11 | Bota

Rusia godet Ukrainën me qindra dronë e raketa, 17 viktima

Rusia ka ndërmarrë sulmin më të fuqishëm ndaj Ukrainës për këtë vit, duke shkaktuar të paktën 17 viktima dhe mbi 100 të plagosur pas një vale masive goditjesh me dronë dhe raketa në disa qytete.

Goditjet prekën rëndë zona të ndryshme, përfshirë Odesën, ku humbën jetën nëntë persona, si dhe kryeqytetin Kiev, ku u raportuan katër viktima, mes tyre edhe një 12-vjeçar. Viktima pati edhe në rajonet Dnipropetrovsk dhe Zaporizhzhia.

Alarmet ajrore ranë në orët e para të mëngjesit, ndërsa shpërthime të forta u dëgjuan në Kiev, të shoqëruara nga kundërpërgjigjja e mbrojtjes ajrore. Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia lëshoi rreth 700 dronë dhe dhjetëra raketa.

Sulmet vijnë në një moment kritik, pasi presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për mungesë të theksuar të raketave të sistemit Patriot.

Që prej nisjes së pushtimit nga Vladimir Putin në vitin 2022, sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike kanë qenë të vazhdueshme, duke rënduar situatën humanitare në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos