Integrimi, zbardhen diskutimet në BE: Nga reformat te çështja Balluku, Gonzato raporton në Bruksel

Nga Ervin Koçi
11 Mars 2026, 15:01 | Bota

Ditën që Edi Rama konfirmonte se socialistët do të votojnë kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kreu i delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato ishte thirrur në Bruksel për të raportuar mbi situatën në Shqipëri.

Mbledhja e Grupit të Punës për Zgjerimin pranë Këshillit të Bashkimit Europian, e cila prej muajsh nuk kishte futur në rendin e punimeve diskutimin për zgjerimin me Shqipërinë, u riaktivizua pas ndryshimeve të kabinetit qeveritar në Tiranë, e ku një ka çështjet e diskutimit ishte edhe imuniteti i parlamentarëve.

A2 CNN ka mundur të mësojë nga zyrtarë të Komisionit se një nga çështjet për të cilat Gonzato ka informuar përfaqësuesit e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian ishte krahas reformave të ndryshme, edhe çështja Balluku dhe reforma në Drejtësi të cilat lidhen me progresin e Shqipërisë në grupkapitullin e parë që janë edhe çështjet Themelore.

Raporti i shumicës parlamentare për çështjen Balluku  do të votohet të enjten në seancë plenare ku votat e socialistëve janë më se të mjaftueshme për të hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizim nga Kuvendit për vendosjen e një masë më të rëndë shtrënguese për ish-zëvendëskryeministren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos