Kryediplomatja gjermane: Vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 09:21 | Bota

Kryediplomatja gjermane: Vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen

Në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, kryediplomatja gjermane Baerbock theksoi rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE edhe në sfondin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë e partisë ekologjiste Të Gjelbërit, Annalena Baerbocksërish bëri thirrje për integrimin e vendeve të Ballaknit Perëndimor në BE. "Ne nuk mund ta përballojmë më në Europë një zonë tjetër të errët", tha Baerbock të hënën (14.04.2025) në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg në sfondin e luftës sulmuese ruse ndaj Ukrainës. Integrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor për këtë arësye është, sipas saj, "edhe politikë e përbashkët europiane e paqes".

Në rend të ditës ëdhe bisedmet për antarësimin e Shqipërisë

Tema e zgjerimit të BE-sënë Ballkan është një ndër çështjet në bisedimet e ministrave të jashtëm të mbledhur në Luksemburg. Ndër të tjera në rend të ditës ishin edhe bisedimet me përfaqësues të Shqipërisë lidhur me antarësimin e këtij vendi në BE. Ministrja gjermane Baerbock u shpreh për "një hap të mëtejshëm të madh" të Shqipërisë drejt BE-së.

BE u ka shtruar perspektivën e antarësimit vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara më shumë se 20 vjetëve. Rusia dhe Kin apo konkurrojnë për rritjen gjithnjë e më shumë të influencës në këtë rajon./DW (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos