Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin në OKB: Janë përgjegjës për vdekjet e civilëve

Nga A2 CNN
14 Janar 2026, 07:36 | Bota

Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin në OKB: Janë

Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres duke sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin .

"Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe të pamohueshme ligjore për humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm, veçanërisht të rinjve", shkroi ai në letër, përcjell A2 CNN.

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani dhe "të marrin në konsideratë largimin tokësor, nëse është e mundur, për në Armeni ose Turqi".

Departamenti rekomandoi që amerikanët "të kërkojnë mjete alternative komunikimi" për shkak të "ndërprerjeve të vazhdueshme të internetit" dhe "të kenë një plan largimi që nuk varet nga ndihma e qeverisë amerikane".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos