
Gjykata ka lëshuar lëshon 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës së Durrësit dhe përfitues pronash, zbulohet skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore
Një skemë e dyshuar e tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit nga Gjykata e Durrësit, pas një hetimi disa vjeçar të Prokurorisë mbi dyshimet për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Ekzekutimi i masave është ende në vijim.
Mësohet se Hetimi nisi pasi gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Drejtorinë Vendore të Kadastrës Durrës u zbuluan parregullsi të shumta. Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 rezultuan të rregullt, ndërsa në të tjerët u konstatuan faqe të zhdukura, të zëvendësuara, të dubluara apo të dëmtuara, duke ngritur dyshime për ndërhyrje të paligjshme. (A2 Televizion)