
Irani dhe SHBA kanë qenë “shumë pranë” një marrëveshjeje të quajtur “Islamabad MoU”, pas “bisedimeve intensive në nivelin më të lartë në 47 vitet e fundit”, ka deklaruar ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.
Në një postim në platformën X, ai shtoi se “u përballëm me maksimalizëm, ndryshim të vazhdueshëm të kushteve dhe bllokadë”.
“Asnjë mësim nuk u nxor. Vullneti i mirë sjell vullnet të mirë. Armiqësia sjell armiqësi,” shkroi ai. (A2 Televizion)