Ushtria amerikane tha se do të nisë bllokadën ndaj të gjitha mjeteve lundruese që hyjnë dhe dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane pasi bisedimet e fundjavës dështuan të prodhojnë një marrëveshje për fundin e luftën me Iranin.
Komanda qendrore amerikane tha se bllokada, që hyn në fuqi nga ora 10 e mëngjesit të së hënës, do të zbatohet për anije nga të gjitha shtetet, që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, përfshirë edhe ato në gjirin arab dhe të omanit.
Sipas ushtrisë, mjetet që kalojnë tranzit në ngushticën e Hormuzit dhe nga portet jo-iraniane, nuk do të pengohen. Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se forcat amerikane do të interceptojnë gjithashtu çdo anije në ujërat ndërkombëtarë që u kanë paguar taksa Iranit.
"Asnjë mjet që paguan një tarifë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur. Çdo iranian që qëllon ndaj nesh, ose ndaj anijeve paqësore, do të SHKATËRROHET PLOTËSISHT!", paralajmëroi Trump.
Ai shtoi se marina amerikane do të fillojë të shkatërrojë minat që iranianët kanë hedhur në ngushticë Irani reagoi se luftanijet që do ti afrohen Hormuzit do të konsiderohen shkelje e armëpushimit dhe do të përballen me përgjigje të fortë dhe të vendosur.
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 7 për qind, në 100 dollarë për fuçi mëngjesin e së hënës, pas njoftimit të bllokadës në Hormuz. (A2 Televizion)