“Amerika po fiton!” Hegseth: Fundosëm anijen iraniane, Sri Lanka: Me dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
4 Mars 2026, 15:28 | Bota

“Amerika po fiton!” Hegseth: Fundosëm anijen iraniane, Sri

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, tha se një nëndetëse amerikane kishte goditur dhe fundosur një luftanije iraniane në Oqeanin Indian me një torpedo. Ai nuk e emërtoi anijen, por më herët marina e Sri Lankës tha se të paktën 140 vete dyshoheshin si te zhdukur pasi një anije iraniane Iris Dena, ishte fundosur në brigjet e Galle.

Sri Lanka konfirmoi fillimisht se kishte shpëtuar32 persona pasi kishte marrë një thirrje për ndihmë nga anija në orët e para të mëngjesit. Zëdhënësi i marinës sqaroi se sipas dokumentacionit, anija besohej se kishte në bord 180 persona, edhe pse numri i saktë i të zhdukurve nuk dihet.

Siç raportohet gjatë operacionit të shpëtimit nuk e kishin parë anijen, por gjurmë naftë mbi ujë dhe gomone lundruese. Në një deklaratë të mëvonshme, Sri Lanka pohoi se të paktën 80 vetë kishin vdekur. Në deklaratën e tij, Hegseth tha se Amerika po fiton, Irani po lëshon më pak raketa, dhe se valë më të mëdha sulmesh priteshin në vazhdim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos