Irani lëshon një valë të re raketash drejt Izraelit

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 18:21 | Bota

Irani lëshon një valë të re raketash drejt Izraelit

Irani ka nisur një valë të re raketash drejt Izraelit, raportoi të martën në mbrëmje agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA sipas kohës lokale.

Raketat u “qëlluan nga pjesë të ndryshme të vendit”, teksa ende nuk bëhet me dije objektivat konkrete.

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e tyre të pestë teksa mijëra raketa janë hedhur nga të dyja ushtrisë.

Sipas raportimeve, Izraeli ka pasur në shënjestër centralet e pasurimit të uraniumit, pasi dyshon se Teherani po synon armët bërthamore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos