Irani ka mohuar kategorikisht se ka zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara, duke hedhur poshtë deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për negociata mes dy vendeve.
Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, nuk ka pasur asnjë kontakt mes Teheranit dhe Uashingtonit. Në një deklaratë të raportuar nga agjencia gjysmëzyrtare Mehr, thuhet se komentet e Trump janë pjesë e një përpjekjeje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për planet e tij ushtarake.
Zëdhënësi theksoi se, në ditët e fundit, vende mike kanë përcjellë mesazhe që tregonin se SHBA kishte kërkuar nisjen e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës, por Irani nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave.

Kjo deklaratë përforcon qëndrimin e mëparshëm të Teheranit se nuk ka negociata direkte me Uashingtonin, pavarësisht sinjaleve të ardhura nga pala amerikane për mundësi dialogu.
(A2 Televizion)