Irani shkatërron celulat e spiunazhit të lidhura me SHBA-në, Izraelin dhe Mbretërinë e Bashkuar, 120 të arrestuar

Nga A2 CNN
18 Prill 2026, 10:49 | Bota

Irani shkatërron celulat e spiunazhit të lidhura me SHBA-në,

Garda Revolucionare Islamike e Iranit njoftoi se ka zbuluar dhe çmontuar disa celula spiunazhi të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave iraniane, këto rrjete dyshohet se kishin si qëllim kryerjen e aktiviteteve të spiunazhit, krijimin e rrjeteve të brendshme dhe nxitjen e trazirave në vend. Operacionet janë zhvilluar në disa provinca, përfshirë Azerbajxhanin Lindor, Kerman dhe Mazandaran.

Ndërkohë IRGC deklaroi se ka arrestuar mbi 120 persona në të gjithë vendin, të cilët akuzohen se ishin të lidhur me këto vende dhe po përgatisnin terrenin për një “sulm të armikut”.

Sipas raportimeve, 7 persona u arrestuan në provincën e Azerbajxhanit Lindor, të dyshuar për dërgimin e koordinatave të zonave sensitive. Ndërkohë, 69 persona u ndaluan në Mazandaran, ndërsa 51 të tjerë, përfshirë tre grupe të dyshuara për spiunazh, u zbuluan në Kerman.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e të arrestuarve apo provat konkrete kundër tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos