
Kur u pyet nëse armëpushimi ishte shkelur, Trump u tha mediave amerikane: “Do t’ju njoftojmë”, pas raportimeve se Irani kishte sulmuar anije tregtare pranë Ngushticës së Hormuzit.
“Anijet po lëvizin. E dini, ne zhvendosëm disa mbrëmë, të mëdha. Nuk pati të shtëna. Besoj se ka pasur disa së fundmi. Po e shqyrtoj,” tha Trump.
Irani “më mirë të shpresojë që [armëpushimi] të mbetet në fuqi. Gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë është që ne ta mbajmë atë në fuqi,” shtoi ai, duke theksuar se nëse armëpushimi shkelet, do ta bëjë të ditur publikisht, përcjell A2CNN.
Trump përsëriti gjithashtu se Koreja e Jugut duhet të përfshihet në përpjekjet në Ngushticën e Hormuzit. I pyetur për sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, ai tha se shumica e raketave dhe dronëve janë rrëzuar, por njëri prej tyre arriti të kalojë.
Kur u pyet se çfarë do të thotë kjo për përfundimin e luftës, ai u përgjigj: “E kemi situatën nën kontroll.”
“Në një mënyrë apo në një tjetër, ne fitojmë… unë gjithmonë fitoj,” shtoi Trump. (A2 Televizion)