
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, njoftoi të hënën se vendi i tij do të respektojë një armëpushim që do të nisë në mesnatën e natës së të martës, më 5 maj.
Zelenskiy, duke shkruar në platformën Telegram, tha se Rusia nuk i është përgjigjur thirrjeve të Kievit për një armëpushim të përbashkët, por Ukraina do të veprojë gjithsesi, pasi beson se “jeta e njeriut është pakrahasimisht më e vlefshme se ‘festimi’ i çdo përvjetori”.
“Në këtë kuadër, ne shpallim një regjim heshtjeje duke filluar nga ora 00:00 në natën nga 5 në 6 maj,” shkroi ai.
Presidenti ukrainas nuk specifikoi një afat të saktë se sa do të zgjasë armëpushimi, por theksoi se Ukraina do të “veprojë në mënyrë simetrike që nga momenti i përcaktuar”, duke lënë të kuptohet se çdo veprim do të varet edhe nga sjellja e palës ruse në terren, përcjell A2CNN.
Ky njoftim vjen në një moment të ndjeshëm të konfliktit, ndërsa përpjekjet për uljen e tensioneve vazhdojnë, por përplasjet mes dy vendeve mbeten të shpeshta dhe besimi mes palëve është i ulët. (A2 Televizion)