Irani voton për Presidentin e ri, Khamenei: Bëni zgjedhjen e duhur

Nga A2 CNN
5 Korrik 2024, 13:52 | Bota

Iranianët votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Asnjë kandidat nuk arriti të fitojë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur President në raundin e parë të zgjedhjeve më 28 qershor, kur pjesëmarrja ishte në nivele shumë të ulta.

Votimi po mbahet në një kohë kur iranianët po përballen me mungesë të lirisë, me kushte të këqija të jetesës dhe me një ekonomi të dobësuar. Në këto zgjedhje, të cilat u thirrën pas vdekjes së Ebrahim Raisit si pasojë e rrëzimit të helikopterit të tij muajin e kaluar, iranianët duhet të zgjedhin mes reformistit dhe ligjvënësit veteran, Masud Pezeshkian, dhe ish-negociatorit për çështje bërthamore, konservatorit Saeed Xhalili.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, hodhi votën e tij dhe tha se shpresonte që elektorati të bënte zgjedhjen e duhur.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos