Më keni këtu, nuk iki! Biden: S'ka takime pas orës 20:00, më duhet të fle

Nga Rosalba Bejdo
5 Korrik 2024, 11:33 | Bota

Më keni këtu. Nuk do të shkoj askund! Me zë e me figurë, presidenti amerikan Joe Biden i dha përgjigjen e kërkuar amerikanëve gjatë festimeve për 4 korrikun, dukje e shfrytëzuar ngjarjen për të shuar dyshimet lidhur aftësinë e tij mendore dhe fizike për të vijuar fushatën presidenciale…Paraqitja e dobët në debatin e 27 qershorit me rivalin Trump, nënkupton se çdo shfaqje e tij në publik shihet tani me lupë.

Teksa drejtoi aktivitetin për ditën e pavarësisë në shtëpinë e bardhe, ku u përfshi edhe një barbekju për pjesëtarë të ushtrisë dhe familjarë të tyre, Biden e nisi fjalën e tij me një urim, të shqiptuar fort…”gëzuar ditën e pavarësisë”.

Duke lexuar në një teleprompter, 81-vjecari nuk bëri asnjë gabim në përcjelljen e deklaratave të shkurtra, por në një moment u duke se doli nga skenari për t’iu referuar një varreze lufte, që Trump refuzoi të vizitonte gjatë kohës në detyrë.

“Meqë ra fjala...isha në varrezat e luftës së parë botërore në Francë. Atë që kolegu im refuzoi të vizitonte...”

Pasi presidenti u përzje me turmës për të realizuar foto, dikush i bëri thirrje të “vijonte luftën”. Në këtë moment Biden u përgjigj se nuk do të shkonte askund.

Një ditë më herët Biden u përpoq të bindte edhe guvernatorët demokrat gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë. Siç mësohet 81-vjeçari u kishte thënë atyre se për të shmangur lodhjen e cila sipas tij, kishte kontribuar edhe në performancën e dobët në debat, nuk do të planifikonte më takime pas orës 8 të darkës, në mënyrë që të fle më shumë. Këto komente thuhet se kanë frustruar disa prej guvernatorëve të pranishëm.

Përveç presionit nga demokratët, Biden përballet edhe me atë të donatorëve që kanë paralajmëruar të tërheqin fondet nëse Biden nuk zëvendësohet nga një kandidat tjetër. Në rastin e një skenari të tillë, kandidatja më e mundur për ta zëvendësuar është Kamala Harris, e cila është objekt sulmi nga fushata e Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos